Spalletti: 200 milionë euro për Osimhen?

Futboll

Spalletti: 200 milionë euro për Osimhen?

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 13:14
Spalletti e Osimhen

Lidhja e Luciano Spalletti me Napoli u ndërpre me një fund të lumtur, me Scudetto e tretë të klubit napolitan. Ai shprehu dashurinë e tij për klubin e kaltër me rastin e çmimit të “Sportilia”.

“Vendmimi për të qëndruar në vend duke i dhënë vlerë familjes sime më solli pakënaqësinë e largimit nga një ekip i fortë si Napoli dhe një mjedisi të dashuruar me futbollin.

Klubi ka bërë një punë të madhe, por këshilla që unë jap është që të lëmë Garcia të punojë në paqe. Francezi ka fituar përvojë nga të gjitha anët.

A do të gjejë De Laurentiis dikë të gatshëm të paguajë 200 milionë euro për Osimhen? Nuk e di, ndoshta ato 200 milionë euro nuk janë të mjaftueshme për një lojtar si ai”, ka përfunduar tekniku italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat