Donnarumma rrezikon vendin te PSG

Futboll

Donnarumma rrezikon vendin te PSG

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 12:41
Donnarumma

E përditshmja spanjolle “AS” bën me dije se e ardhmja e portierit italian Gigi Donnarumma te skuadra e PSG nuk është e sigurtë. Mësohet se trajnerit Luis Enrique është në kërkim të një portieri të ri, që i përshtatet më shumë skemave të tij të lojës.

Enrique është një trajner që e pëlqen lojën nga pas dhe gjithnjë ka patur një portier teknik, që di të luajë me topin. Veti të cilën Donnarumma nuk e ka, ndaj dhe e ardhmja e tij te kampionët e Francës është në dilemë.

Sipas “AS”, Donnarumma ka mjaft cilësi të tjera, por shpesh ka vështirësi me topin kur ndjen presionin e sulmuesve kundërshtare. Ndaj dhe Luis Enrique i ka kërkuar klubi të gjejë një zëvendësues, në mënyrë që të ketë mundësi të zhvillojë idenë e tij të lojës.

Portieri Italian, 24 vjeç, ka një kontratë deri në vitin 2026 me parizienët, por në rast se nuk do t’i përshtatet dot skemave të trajneri të ri mund të largohet. Në disa momente gjatë karrierës së tij te PSG ai ka qenë protagonist i gafave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat