Inter sfidon Arabinë

Futboll

Inter sfidon Arabinë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 21:01
Marotta

Jordi Alba ka mbetur pa ekip pas zgjidhjes së kontratës me Barcelona-n majin e kaluar dhe është bërë një lojtar shumë i kërkuar në merkato.

Sipas Diario AS, përveç Inter Miami-t të miqve Messi dhe Busquets, në gjurmët e tij duke se janë edhe klube të tjerë.

Mes këtyre, Jordi Alba duket se ka marrë dy oferta të rendësishme ekonomike Arabia Saudite dhe interesimin nga ana e Inter-it dhe Benfica-s. Futbollisti nuk ka bërë akoma të ditur se cila do të jetë zgjedhja e tij përfundimtare.

Siç është parë edhe nga ndeshjet e fundit të Spanjës, ish-mbrojtësi i Barcelona-s konsiderohet akoma një njeri kyç për kombëtaren e Luis de la Fuente dhe një largim nga futbolli i nivelit të lartë mund të përshpejtojë edhe fundin e eksperiencës së tij me La Roja-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat