Miura i pandalshëm

Futboll

Miura i pandalshëm

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 19:41
Miura

Miura i pandalshëm!

E pabesueshme, por e vërtetë. Lojtari më i vjetër i futbollit në botë, Kazuyoshi Miura do të vazhdojë të luajë edhe për një vit tjetër, të paktën kështu ka njoftuar klubi nga Kategoria e Dytë e Portugalisë, Oliveirense.

Këta të fundit kanë njoftuar zyrtarisht zgjatjen e marrëveshjes me 56-vjeçarin japonez deri në verën e vitit 2024.

Mesfushori japonez iu bashkua Oliveirense në shkurt dhe në rast se ai do të vazhdojë seriozisht të luajë në sezonin e ardhshëm, atëherë edicioni 2023/2024 do të jetë i 38-ti në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat