Ballkani në sprovë

Futboll

Ballkani në sprovë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 13:16
Ballkani

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen e rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Portokallezinjtë nga Suhareka do të përballen me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dje skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka kryer stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali, me qëllim të ruajtjes së fushës në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.

Trajneri i Ballkanit ka thënë se skuadra e tij është e gatshme për këtë duel dhe synon të befasojë skuadrën bullgare.

Edicionin e kaluar Ballkani u eliminua nga Liga e Kampionëve, por më pas arriti suksesin historik, duke arritur në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Ndeshja Ballkani – Ludogorets fillon në orën 20:45, derisa ndeshja e kthimit zhvillohet në Bullgari më 19 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat