Shkëndija dhe Shkupi kërkojnë fitore

Futboll

Shkëndija dhe Shkupi kërkojnë fitore

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Shkëndija dhe Shkupi do të luajnë në turin e dytë tëConference League.

Skuadra nga Tetova do të përballet me uellsianët e Haverforduestit, teksa kryeqytetasit do të luajnë kundër lituanezëve të Hegelman.

Për këto ndeshje, në UEFA janë dorëzuar edhe listat me futbollistët që do të jenë të gatshëm.

Kështu, Ardian Nuhiu i Shkëndijës ka grumbulluar 21 lojtarë, mes të cilëve edhe Mevlan Adilin që sezonin e fundit ishte pjesë e Bylisit. Në listë ka edhe emra të tjerë që kanë luajtur në Superiore si Cake,

Dita apo edhe Çinari e Totre.

Ndërkohë, për Shkupin ka 24 lojtarë mes të cilëve është edhe emri i Kristjan Toshevski. Mbrojtësi maqedonas ishte sezonin e fundit pjesë e Tiranës në Superiore dhe në merkaton e verës u largua drejt Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat