Çekiçi i jep lamtumirën klubit turk

Futboll

Çekiçi i jep lamtumirën klubit turk

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 19:58
Çekiçi

Endri Çekiçi i ka dhënë lamtumirën klubit të Koniaspor në kampionatin turk. Mesfushori i kombëtares shqiptare, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se ka mbyllur etapën e tij në radhët e këtij klubi.

“Dy vite të mrekullueshme bashkë. Faleminderit familja e madhe e Koniaspor.

Kemi kaluar mes momenteve të mira dhe të këqija, por jam ndjerë gjithmonë si në shtëpi.

Kam njohur shumë njerëz të mirë dhe kam bërë disa miq të mirë, kemi krijuar kaq shumë kujtime.

Ju uroj të gjithëve më të mirën dhe sa më shumë sukses në të ardhmen”, shkruante Çekiçi në këtë postim duke mbyllur etapën e karrierës në të cilën ka luajtur 55 ndeshje duke shënuar 8 gola me klubin në fjalë.

Tani mbetet të mësohet se ku do të vazhdojë karrierën futbollist 26-vjeccar kuqezi, i cili ka spikatur në elitën e futbollit turk në këto vite duke u bërë një emër i njohur atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat