Refuzon ofertën milionere të klubit të Ronaldos

Futboll

Refuzon ofertën milionere të klubit të Ronaldos

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 11:36
Wilfried Zaha

Wilfried Zaha mësohet se ka refuzuar një ofertë milionere nga Al Nassr, skuadër që drejtohet nga spanjolli Luís Castro dhe ku luan Cristiano Ronaldo.

RMC Sport raporton se klubi saudit ka vënë në tavolinë 60 milionë euro, për një kontratë shumëvjeçare, për të bindur sulmuesin 30-vjeçar që t’i bashkohet futbollit saudit.

Sipas të njëjtit burim, klubi me qendër në Riad nuk ka hequr dorë dhe do të kthehet me ofertë të re.

Zaha, sulmues nga Bregu i Fildishtë, është i lirë në merkato pasi i ka përfunduar kontrata me Crystal Palace.

Sezonin e kaluar, sulmuesi shënoi shtatë gola dhe dha tri asistime në 28 ndeshje për skuadrën angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat