Mourinho: Do të flas me Dybalën!

Futboll

Mourinho: Do të flas me Dybalën!

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 16:52
Jose Mourinho

Jose Mourinho është rikthyer në Romë për të nisur përgatitjet për sezonin e ri me verdhekuqtë.

Në një pronocim për “gazzeta.it”, portugezi shprehet se nuk pret asgjë nga merkato ndërsa shtoi se i vjen keq për Davide Fratessin që zgjodhi Interin si destinacionin e radhës në karrierë.

“Jam gjithnjë gati për një sezon të ri.

Merkato? Nuk pres asgjë, unë jam një njeri që punoj dhe mbështetem te puna. Dhe këtë të hënë puna nis nga ora tetë e mëngjesit.

Do të flas me Dybalën, por nuk do të jetë një bisedim mbi shumë tema.

Do të flas me të, ashtu siç do të bëj me çdo futbollist tjetër që është pjesë e Romës.

Sa i përket temës Morata, nuk kam pasur komunikim dhe nuk do të kem. Unë flas vetëm me lojtarët që i kam në skuadër.

Nuk mendoj asgjë për merkaton që klubi ka bërë deri më tani, e thashë se jam njeri i punës. Jam i lumtur që rikthehem në punë edhe pse është shumë nxehtë”, u shpreh Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat