Bekaj: Tre vite të arta dhe të paharrueshme të karrierës sime me Tiranën

Futboll

Bekaj: Tre vite të arta dhe të paharrueshme të karrierës sime me Tiranën

Nga: K.G. Më: 8 korrik 2023 Në ora: 15:31
Bekaj

Portieri i kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, edhe zyrtarisht ia jep lamtumirën skuadrës së famshme shqiptare, Tirana.

Bekaj do të vazhdojë karrierën në kampionatin turk përkatësisht në ekipin Hatayaspor.

“Tre vite të arta dhe të paharrueshme të karrierës sime në Klubin më të trofeshëm në Shqipëri!

Me krenari dhe haptas them se edhe unë isha pjesë e Tironës.

Faleminderit për dashninë dhe emocionet familja bardh e blu!

Gjithmonë me ju!”, ka shkuar Bekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat