Euro U21, sonte finalja mes Anglisë dhe Spanjës

Futboll

Euro U21, sonte finalja mes Anglisë dhe Spanjës

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Sonte do të zhvillohet finalja e Kampionatit Evropian “Euro U21”, që këtë vit u mbajt në Gjeorgji dhe Rumani.

Për trofeun e çmueshëm të kësaj gare do të “luftojnë” Anglia dhe Spanja.

Ndeshja do të zhvillohet në “Batumi Arena” në Gjeorgji, nga ora 18:00.

Të rinjtë e Spanjës kanë triumfuar pesë herë në këtë garë. Për herë të fundit në vitin 2019. Ata janë më të sukseshmit, bashkë me Italinë U21, që gjithashtu ka pesë trofe të tillë.

Në anën tjetër Anglia U21 është shpallur dy herë kampione e Evropës. “Luanët e rinj” për herë të fundit triumfuan në vitin e largët, 1984.

Formacionet e mundshme:

Anglia U21: Trafford; Aarons, Harwood-Bellis, Colwill, Garner; Gomes, Jones; Palmer, Gibbs-White, Smith Rowe; Gordon.

Spanja U21: Tenas; Victor Gomez, Paredes, Pacheco, Miranda; Blanco, Alex Baena; Sancet; Rodri, Abel Ruiz, Sergio Gomez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat