Prezantimi më i mirë i një transferimi deri më tani në këtë afat – Hoffenhemi duket se e ka fituar trendin

Futboll

Prezantimi më i mirë i një transferimi deri më tani në këtë afat – Hoffenhemi duket se e ka fituar trendin

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 19:29
Marius Bulter

Hoffenheim ka kompletuar nënshkrimin e Marius Bulter nga skuadra e rënë në Bundesliga 2, Schalke 04.

Sulmuesi 30-vjeçar ka vënë në letër një kontratë trevjeçare me ‘Die Kraichgauer’.

Por, ajo që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve nuk është emri i tij, mirëpo mënyra se si u prezantua te Hoffenheimi.

Në sezonin e kaluar, gjatë një dueli mes dy skuadrave, lojtari që shënoi 11 gola në Bundesliga për Schalken kishte thyer shtizën e flamurit këndor.

Kjo pjesë u shkëput nga prezantimi i tij, ndërsa shihet para derës së Hoffenheimit duke ua dhuruar atë të riparuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat