Një tjetër futbollist shqiptar “emigron” në Kroaci

Futboll

Një tjetër futbollist shqiptar “emigron” në Kroaci

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 13:06
Klevis Dragaj

Lokomotiva Zagreb shton radhët e shqiptarëve në organikë teksa pas Jon Mersinajt dhe Indrit Tucit, kroatët nëpërmjet rrjeteve sociale bëjnë të ditur transferimin e Klevis Dragajt.

Në dy vitet e fundit, 20-vjeçari ka qenë pjesë e të rinjve të Partizanit dhe ka shkëlqyer në kampionatin e U21 duke shënuar edhe 10 gola në 13 paraqitje.

Madje, sulmuesi ka qenë në gjashtë raste i grumbulluar me skuadrën e parë, por pa mundur të debutojë me “Demat e Kuq”. Dragaj që numëron edhe një prezencë dhe një gol me Shpresat e Shqipërisë, përgatitet të nisë eksperiencën më të rëndësishme deri në këtë pikë të karrierës.

Një paraqitje dinjitoze në Kroaci do t’i jepte mundësinë futbollistit shqiptar që në të ardhmen më pas të transferohej edhe në një kampionat më cilësor..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat