Frattesi i bashkohet Interit si huazim

Futboll

Frattesi i bashkohet Interit si huazim

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 22:05
Davide Frattes

Përmes një komunikate zyrtare, Interi e ka konfirmuar transferimin e Davide Frattesit.

Frattesi i bashkohet Interit nga Sassuolo në formë huazimi, me obligim që në fund të sezonit të ardhshëm transferimi të bëhet permanent.

Të rritesh do të thotë të bësh sakrifica dhe punë të madhe, dhe duhet të dini si ta kaloni kohën dhe të përfitoni nga një mundësi kur iu ofrohet. Kështu është zhvilluar karriera e Davide Frattesit deri tani, hap pas hapi duke u ngjitur lartë e më lartë. Tani, ai është një Nerazzurë”, shkruante në komunikatën e Interit.

Frattesi ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Interin, e cila do ta mbajë atë në “Giuseppe Meazza” deri në verën e vitit 2028.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat