Fajëson Guardiolën

Futboll

Fajëson Guardiolën

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 19:29
Shvajnshtaiger e Guardiola

Bastian Shvajnshtaiger ka akuzuar Pep Guardiolën si fajtor për krizën që po përjeton sot futbolli në vendin e tij.

Në një intervistë për talkSPORT, ai deklaroi se ardhja e trajnerit spanjoll tek Bajerni i Mynihut e ndryshoi futbollin gjerman në mënyrë negative dhe se Bundesliga nuk i frikëson më garat evropiane si në të kaluarën.

“Kur Guardiola mbërriti tek Bajerni, të gjithë ishin të mendimit se ne duhej të luanim këtë lloj futbolli të fokusuar në pasimet e shkurtra, por ajo që ndodhi në fund ishte që humbëm vlerat tona.

Mendoj se kombet e tjera na kanë konsideruar gjithmonë një ekip luftarak që gjithmonë vraponte deri në fund.

Një krizë e paprecedentë. Kombëtarja gjermane ka gjithsej dy eliminime radhazi të Kupës së Botës në fazën e grupeve dhe e ardhmja nuk parashikon një ndryshim të rëndësishëm.

Ne e kemi humbur atë virtyt gjatë shtatë apo tetë viteve të fundit sepse thjesht e harruam. Ne ishim më të fokusuar në kalimin e topit bukur”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat