Pochettino kërkon argjentinasin në “Stamford Bridge”

Futboll

Pochettino kërkon argjentinasin në “Stamford Bridge”

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 19:25
Paulo Dybala

Pochettino kërkon argjentinasin në “Stamford Bridge”!

Pavarëisht se sulmi është i përbërë me “yje”, si Mudryk, Madueke, Nicholas Jackson dhe “bomberi” shqiptar, Armando Broja, duket se tekniku Mauricio Pochettino sërish nuk është i kënaqur me repartin ofenziv.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane “Corriere dello Sport”, “blutë” e Chelsea tashëm kanë nisur nga puna për transferimin e “fantazistit”, Paulo Dybala, me “londinezët” që janë të gatshëm t’i paguajnë “verdhekuqve” klauzolën prej 12 milionë eurosh të lojtarit.

Në krahun tjetër, Roma nuk e dëshiron largimin e Dybala nga organika e saj, mirëpo nëse klauzola paguhet dhe argjentinasi do të pranojë të nisë një “aventurë” të re në Premier League, atëherë “verdhekuqtë” nuk kanë asgjë në dorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat