Egnatia zyrtarizon afrimin e pestë

Futboll

Egnatia zyrtarizon afrimin e pestë

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 19:21
Pamje nga prezantimi

Ashtu siç paralajmëroi SuperSport gjatë ditës së mërkurë, Egnatia ka zyrtarizuar Edison Ndrecën si lojtarin më të ri të skuadrës.

Klubi nga Rrogozhina, që do të marrë pjesë për herë të parë në histori në një turne europian (përballë armenëve të Ararat/ 13 dhe 20 korrik), ka “blinduar” linjën e majtë me 29-vjeçarin.

Ndreca ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Egnatian. Anësori i majtë është një prodhim i klubit të Laçit, skuadër me të cilën debutoi në Superiore dhe Europë.

Më pas veshi fanellat e Burrelit, Besëlidhjes, Teutës, Kastriotit, Bylisit dhe Kukësit. Me verilindorët kaloi dy sezonet e fundit.

Ky është përforcimi i pestë për skuadrën e Edlir Tetovës, që siguron një ndër lojtarët më të mirë në Shqipëri në pozicionin e tij.

Egnatia ka firmosur më parë me Stivi Jankun (mbrojtës), Albano Aleksin (mesfushor), Vusal Isgandarli (sulmues) dhe Ilir Dobjani (portier).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat