Chelsea mendon për Dybalan

Futboll

Chelsea mendon për Dybalan

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 12:41
Paulo Dybala

Chelsea ka kontaktuar me agjentin e Paulo Dybala dhe mund të aktiviziojë klauzolën e lirimit prej 12 milionë euro në kontratën e tij me Romën.

Ylli argjentinas u transferua në kryeqytet verën e kaluar me parametra zero nga Juventus.

Ai nënshkroi një kontratë deri në qershor të vitit 2025, por ajo përfshinte një klauzolë specifike largimi prej vetëm 12 milionë euro që është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

Sipas gazetarit portugez Pedro Almeida, kjo është spikatur nga Chelsea dhe i kanë kërkuar agjentit të lojtarit informacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat