Aguero “tradhton” argjentinasit

Futboll

Aguero “tradhton” argjentinasit

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 13:56
Aguero

Sergio Aguero nuk e ka pasur kurrë problem të thotë atë që mendon në lidhje me futbollin dhe këtë herë është shprehur lirshëm për tema të ndryshme.

Siç është nënvizuar edhe nga Barça Universal, Kun ka sqaruar se cilët, sipas mendimit të tij, janë tre sulmuesit më të mir ëtë të gjithë kohërave.

SULMUESIT DHE TRAJNERI – “Kush janë tre sulmuesit më të mirë të historisë? Ronaldo Nazario, Thierry Henry dhe Luis Suarez. Në këtë radhë”, ka thënë pa frikë ish-sulmuesi argjentinas.

Një koment edhe për Pep Guardiola-n dhe metodën e tij të punës: “Ai të thotë ‘Shko aty, zhvendosu atje’. Nëse nuk e bën saktësisht si të thotë, për krijon rrëmujë në ekip dhe i ndryshon çdo plan”.

TIFOZ – Në lidhje me skuadrat e zemrës, Aguero ka thënë: “Nëse e urrej Real Madrid-in? Kjo është ajo që mendojnë tifozët. Unë nuk e urrej Real-in.

Jam tifoz i Barcelona-s dhe Atletico Madrid-it, është e vërtetë, por kjo nuk do të thotë se urrej Real-in”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat