Barcelona zyrtarizon nënshkrimin me qendërmbrojtësin

Futboll

Barcelona zyrtarizon nënshkrimin me qendërmbrojtësin

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 11:24
Iñigo Martínez

Barcelona njoftoi këtë të mërkurë nënshkrimin me Iñigo Martínez (32 vjeç), që vjen nga Atheltic Bilbao.

Mbrojtësi i qendrës vendos të mos e rinovonte kontratën me klubin bask, duke iu bashkuar “blugranave” si lojtar i lirë, ashtu si Christensen, Kessie apo Gündogan.

Ai numëron plot 357 ndeshje gjatë 13 sezoneve në elitën e futbollit spanjoll me Real Sociedadin dhe Bilbaon, pra bëhet fjalë për një lojtar me shumë përvojë.

Në të gjitha ndeshjet e La Ligas ka shënuar  22 gola, ka dhënë 7 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat