Vjen oferta e parë zyrtare për një nga më të mirët e sezonit

Futboll

Vjen oferta e parë zyrtare për një nga më të mirët e sezonit

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 11:14
Andre Onana

Mançester Junajtid ka bërë ofertën e parë zyrtare për Andre Onanën, i cili shihet si objektiv kryesor në merkaton e “Djajve të Kuq”.

Siç raporton eksperti i merkatos, Fabricio Romano, Junajtid i ka ofruar Interit 45.5 milionë euro, të cilat janë refuzuar nga zikaltërit.

Këta të fundit kërkojnë 60 milionë euro plus bonuset të përfshira, teksa tashmë po bëhet gati oferta e dytë.

Nga ana tjetër, duket se Onana ka rënë dakord me kushtet e Junajtid dhe është gati që të ribashkohet sërish me Erik Ten Hag, kësaj radhe në “Old Trafford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat