PSG rrëmben italianin e talentuar!

Futboll

PSG rrëmben italianin e talentuar!

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 21:01
Cher Ndour

Konfirmimet vijnë nga Franca: mesfushori italian i talentuar Cher Ndour (18 vjeç), i liruar nga Benfica që prej 30 qershorit të kaluar, do të jetë një lojtar i ri i PSG-së.

L’Equipe shpjegon sesi futbollisti italian, tashmë i angazhuar në Maltë me Italinë U19 në kategorinë evropiane, ka nënshkruar tashmë një kontratë pesëvjeçare me parisienët.

Kur ai t’i bashkohet grupit të Luis Enrique, do të merret vendimi nëse do ta konfirmojë apo do ta dërgojë në huazim për të fituar kohë dhe përvojë.

Ndour konsiderohet si nje talent i madh italian dhe ka origjine afrikane por i lindur dhe rritur ne Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat