United ofron 46 milionë euro për zbulimin e Serie A

Futboll

United ofron 46 milionë euro për zbulimin e Serie A

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 18:33
Ten Hag

United ofron 46 milionë euro për zbulimin e Serie A!

Rasmus Hojlund është zbulimi e çmuar i Atalanta-s, i kërkuar nga gjysma e Europës dhe për të cilin zikaltrit shpresojnë të bëhet një ankand këtë verë.

Siç shkruan Corriere di Bergamo, Atalanta do të refuzojë në këto orë një ofertë të madhe nga Manchester United, të cilën The Sun e ka llogaritur në 40 milionë sterlina, 46 milionë euro, shifër e cilësuar shumë e ulët nga klubi italian, i cili kërkon të paktën 60 milionë për ish-lojtarin e Sturm Graz.

Duke parë se edhe Juventus është interesuar, shpresa te bergamaskët është që të zhvillohet një ankand mes bardhezinjve dhe United, që i është afruar shumë përmbushjes së kërkesave të klubit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat