Real, gati oferta për yllin e Serie A nëse nuk merret Mbappe

Futboll

Real, gati oferta për yllin e Serie A nëse nuk merret Mbappe

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 14:42
Perez

Merkato e Real Madrid nuk është mbyllur akoma. Los Blancos janë në kërkim të një tjetër sulmuesi të nivelit të lartë për të kompletuar treshen treshen me Vinicius dhe Rodrygo pas lamtumirës së Karim Benzema.

Ideja kryesore ishte nënshkrimi i Harry Kane, tani një hap larg Bayern Munich, por më pas dëshira e Mbappe për të mos rinovuar kontratën me PSG-në vuri në lëvizje madrilenët.

Por Florentino nuk ka ndërmend të presë gjatë.

Nëse Kylian nuk largohet nga Parisi këtë verë, Reali do të vazhdojë të punojë për të siguruar numrin 9, i cili mund të vijë nga Italia.

Nga Seria A janë tre opsione për Real Madrid. I pari, më interesanti dhe për Los Blancos, është Lautaro Martinez, sulmuesi i Interit dhe kampion bote me Argjentinën.

Siç raportohet nga gazeta spanjolle Sport, tashmë do të kishte pasur kontakte fillestare me zikaltër, por përgjigja ka qenë e qartë. Nuk shitet më pak se 100 milionë euro.

Dy opsionet e tjera në Itali janë Dusan Vlahovic (Juventus e vlerëson 80 milionë dhe mund ta shesë me dëshirë) dhe Victor Osimhen.

Sigurisht, e gjithë kjo nuk përjashton ardhjen e Kylian Mbappe me kosto zero vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat