Argjentinasit i vjen një ofertë faraonike

Futboll

Argjentinasit i vjen një ofertë faraonike

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 10:59
Icardi

Merkatoja e Milanit ka pasur oshilacione të shumta këtë verë dhe aktualisht janë afruar vetëm Loftus Çik dhe portieri Sportielo teksa ka pasur largime me peshë si Brahim Diaz apo Sandro Tonali. Ëndrra e verës për kuqezinjtë ishte transferimi i Mauro Ikardit.

Deklaratat e Uanda Narës dhe dëshira e saj për t’u rikthyer në Milano, ka ngjallur interesin e kuqezinjve por së fundmi Arabia Saudite ka dalë në skenë për ish-kapitenin e Interit. Ikardi mbylli një sezon shumë të mirë në Turqi duke fituar titullin kampion, por PSG nuk e ka në plane dhe duhet të mendojë për një tjetër aventurë.

“Corriere dello Sport” raporton se Al Shabab ka ofruar në drejtim të Ikardit një kontratë 2 vjeçare si edhe 80 milionë euro për këtë kontratë.

Ndërkohë, në drejtim të PSG-së ata janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për të siguruar kartonin dhe duket se kjo pistë është më e mundshme se një transferim te Milani.

Kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi pas Turam që ishte dëshira e verës firmosi me Interin dhe tashmë Ikardi duket larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat