Bayern gati të përfitojë

Futboll

Bayern gati të përfitojë

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 19:44
Manchester City

Pasi fitoi gjithçka në sezonin e fundit me Manchester City-n, Kyle Walker është në kërkim të një sfide të re.

Sipas raportimeve të medieve britanike, mbrojtësi dëshiron të largohet nga skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola.

Drejtuesit e City-t, nga ana e tyre, po përpiqen të bindin Walker të qëndrojë në Manchester. Bisedimet mes palëve janë duke u zhvilluar dhe vendimi përfundimtar pritet javën e ardhshme.

Ndërkohë, Bayern Munich ka shfaqur interesim të madh për futbollistin anglez, kontrata e të cilit me City-n skadon në qershor të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat