KF Bashkimi ka emëruar trajnerin e ri

Futboll

KF Bashkimi ka emëruar trajnerin e ri

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 22:01
Florim Ymeri

KF Bashkimi nga Kumanova ka njoftuar se Florim Ymeri - “Lima” do të jetë trajner i ri i tyre për sezonin e ri në Ligën e dytë të Maqedonisë në futboll.

Ai vjen në vend të Muarem Rustemit.

Ai deri tani ka punuar me grupmoshat e reja të shkollës së futbollit Bashkimi.

Në të kaluarën, Ymeri ka udhëhequr ekipin e Goblenit nga Kumanova në Ligën e Tretë dhe të Dytë.

Për ish-lojtarin e Bashkimit kjo do të jetë një sfidë e re në Ligën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat