Sulmuesi shqiptar do të firmosë me skuadrën e Serie A

Futboll

Sulmuesi shqiptar do të firmosë me skuadrën e Serie A

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 20:36
Marvin Çuni

Hap i rëndësishëm në karrierë, sulmuesi shqiptar, Marvin Çuni, do të firmosë ditën e hënë në kontratë 3-vjeçare me skuadrën e Frosinones që do të militojë në Serinë A, këtë sezon.

Lajmi është konfirmuar edhe nga eksperti i merkatos Xhanluka Di Marcio. 

Çuni është një produkt i akademisë së Bajernit të Mynihut, teksa bëhet me dije se bavarezët do të përfitojë 50 % të shumës, në rast se talenti shqiptar shitet në të ardhmen.  

21-vjeçari në sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës gjermane të Sarbrucken, në Ligën e Tretë, ku shënoi 13 gola si dhe regjistroi 4 asiste në 35 paraqitje.  

Marvin Çuni ka veshur fanellën e Kombëtares U-19 të Shqipërisë në 6 ndeshje, ku ka arritur të shënojë edhe 2 gola. Vlera e kartonit të sulmuesit shqiptar, sipas “Transfermarkt” është 400 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat