Marotta me “letra të hapura”

Futboll

Marotta me “letra të hapura”

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 11:04
Marotta

Administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta zbuloi shumë nga merkato që e pret Interin në ditët e ardhshme. Në një prononcim për “Sky”,

Marotta foli për të ardhmen e Marcelo Brozovic që është në mes të tratativave me Al-Nassr, ofertën e mundshme të Manchester United për portierin Andre Onana, për të ardhmen e Romelu Lukakut si dhe paratë që vijnë nga Arabia.

“Kishim një marrëveshje me Al-Nassr për çmimin e kartonit të Brozovic, por pati një ndryshim të fundit nga klubi arab dhe nuk mund të pranonim. Megjithatë, vullneti i lojtarit do të jetë shumë i rëndësishëm në këtë tratativë, mbetet për t’u parë nëse oferta e Al-Nassr do ta kënaqë Brozovic. Di të them se “operacioni”

Fratessi nuk është i lidhur me Brozovic, ne te Inter ende po studiojmë strategjinë e duhur. Pastaj është edhe Sassuolo që po negocion me të gjitha klubet e interesuara dhe ata gjithashtu po mundohen të marrin më të mirën. Por, tashmë nuk është më një sekret që e duam Fratessin.

Onana dhe Lukaku? Një drejtor duhet të dijë të marrë maksimumin dhe për momentin po vlerësojmë me qetësi situatën.

Është Chelsea që duhet të vendosë nëse Lukaku do të jetë pjesë e projektit të tyre dhe nëse nuk e kanë në plan, atëherë duhet ta nxjerrin në merkato. Më pas në lojë futen arabët që ofrojnë deri në 50 milionë euro, është një shifër shumë më e lartë nga ajo që pretendojmë ne për të mbyllur marrëveshjen.

Ndërsa për Onanën po punon Ausilio, por ende nuk kemi një ofertë konkrete.

Arabët janë një mundësi apo një problem në merkato? Janë të dyja bashkë, nga një anë garantojnë siguri financiare dhe arkëtime për klubet që shesin lojtarë. Por, nga një pikëpamje tjetër mund të sjellin edhe një disbalancë ekonomike. Duhen ndjekur me kujdes nga FIFA, UEFA dhe Liga e Serisë A. Megjithatë, e them sërish se paratë e tyre mund të na ndihmojnë”, u shpreh Marotta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat