Kluivert merr drejtimin e skuadrës turke

Futboll

Kluivert merr drejtimin e skuadrës turke

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 22:44
Patrick Kluivert

Kluivert merr drejtimin e skuadrës turke!

Patrick Kluivert do të pasojë Vincenzo Montella-n si trajner i Adana Demirspor.

Mediet holandeze bëjnë me dije se ish-sulmuesi ka mbërritur në Stamboll dhe në orët në vijim do të firmosë kontratën me klubin e Adana Demirspor.

Holandezi, i lindur në vitin 1976, ishte trajner i Curaçao për vetëm gjashtë ndeshje nga maji deri në tetor 2021, si dhe trajner i ekipit të të rinjve të Barcelonës (2019-2021), ndihmës trajner i Kamerunit (2018-2019), drejtor sportiv i PSG-së (2016-2017) dhe ndihmës trajner i Holandës (2012-2014).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat