Atletico pranë akordit me mbrojtësin e Chelsea

Futboll

Atletico pranë akordit me mbrojtësin e Chelsea

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 22:14
Cesar Azpilicueta.

“Eksodi” i largimeve në radhët e “bluve” të Chelsea, duket se nuk kanë të ndalur këtë verë, teksa tashmë radhën për t’u larguar nga “Stamford Bridge” e ka ish-kapiteni spanjoll, Cesar Azpilicueta.

Teksa raportohej për një kalim te “zikaltërit” e Inter, ditën e sotme duket se gjithçka ka ndryshuar e sipas raportimeve më të fundi nga gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano, tashmë Atletico Madrid është favorit për nënshkrimin e spanjollit.

Sipas Romano, negociatat mes Azpilicueta dhe “los colchoneros” janë në një fazë tepër të avancuar.

Kjo pasi familja e tij dëshiron një rikthimin në Spanjë e mesa duket 33-vjeçari do të jetë përforcimi më i ri për mbrojtjen e teknikut Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat