Problemet me ligjin përfshijnë edhe Modriçin

Futboll

Problemet me ligjin përfshijnë edhe Modriçin

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 15:34
Modriç

Luka Modriç është sërish nën akuzë për mashtrim dhe evazion fiskal.

Një histori që daton vite më parë dhe shihej si e mbyllur, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe si protagonist ka mesfushorin kroat, Luka Modriç.

Mesfushori i Realit ka mashtruar para gjykatës për periudhën kur ishte te Dinamo Zagreb, duke dëshmuar se ka firmosur dokumente në kohën kur rinovonte kontratat por edhe kur largohej. Deklaratat e Modriç, së bashku me Dejan Lovren janë bërë që të shpëtojë presidenti i Dinamo Zagrebit asokohe, Zdravko Mamiç.

Ky i fundit u dënua me 6.5 vjet burg për mosdeklarimin e 15.5 milionë eurove por u arratis në Bosnje dhe vazhdon të jetojë atje.

Gjykata ka rikthyer edhe një herë çështjen për të cilën Modriç ka dëshmuar në vitet 2017 e 2018 dhe tashmë do të hetohet për mashtrimin që ylli i Realit ka bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat