Reali për rekord

Futboll

Reali për rekord

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 15:14
Perez

Walter Tavares është shumë pranë shndërrimit në basketbollistin më të paguar në Europë. Reali i Madridit dëshiron t’i rinovojë kontratën që i përfundon vitin e ardhshëm sportistit nga Kepi i Gjelbër.

Plot 5 milionë euro në sezon janë të gatshëm që t’i ofrojnë 31-vjeçarit, nga 3.5 milionë që merr aktualisht. Edy, siç ka dhe nofkën, pritet të pranojë ofertën e drejtuesve të klubit spanjoll.

Tavares ka qenë pika kyçe e ekipit të Realit prej vitit 2017 ku ka arritur të fitojë 2 Euro League me Los Blancos.

Lojtari ka luajtur shumicën e karrierës së tij në NBA, ku mjafton të përmendim kampionët e vitit 2017 Cleveland Cavaliers dhe skuadrat e tjera si Toronto Raports apo Atlanta Hawks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat