Akuza ndaj Modriçit dhe Lovrenit

Futboll

Akuza ndaj Modriçit dhe Lovrenit

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 13:21
Modriç dhe Lovren

Luka Modriç dhe Dejan Lovren përfundojnë nën akuzë nga Prokuroria e Osijekut në Kroaci.

Mesfushori, së bashku me Dejan Lovren dyshohen se kanë mashtruar në një dëshmi të dhënë 13 qershorin e vitit 2017, në një çështje kundër tre zyrtarëve të lartë të Dinamo Zagreb dhe një zyrtari tatimor të cilët u akuzuan se përvetësuan para nga shitja e mesfushorit te Totenham në vitin 2008 dhe nga ajo e mbrojtësit te Lionit në vitin 2010.

Kujtojmë se nga procesi i nisur kundër zyrtarëve të Dinamo Zagreb, ai që e pësoi më rëndë ishte ish-drejtori ekzekutiv, Zdravko Mamiç, i cili për veprën përvetësim i paligjshëm i 15.5 milionë eurove u dënua me gjashtë vite e gjysmë burg.

Ky I fundit më pas u arratis për në Bosnje-Hercegovinë, aty ku edhe jeton aktualisht.

Në atë periudhë dëshmia e Modriç, por edhe e Lovren më pas ishte në favor të Mamiçit. Në fakt, procesi ndaj dy lojtarëve kroatë për dëshmi të rreme ishte mbyllur në vitin 2021, megjithatë prokuroria ka vendosur ta hapë sërish dosjen dhe të akuzojë Modriçit e Lovren për dëshmi të rreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat