Madridi apo Franca?

Futboll

Madridi apo Franca?

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 13:01
Mbappe

Prej dy vitesh, Zinedin Zidane po e jeton në mënyrën më të qetë pasivitetin e tij në stol, duke shijuar kohën me familjen dhe duke u fokusuar në projekte të reja.

Në inaugurimin e një kompleksi të ri sportiv (“Five Football”) për fëmijët më të pafavorizuar në një rajon në Francë, trajneri marsejez dha një intervistë për gazetën “L’Équipe”, ku veç të tjerave u pyet dhe për njeriun e momentit, Kilië Mbape, duke e pranuar publikisht se “mund ta stërvitja një ditë”.

“Kur je trajner dhe ka një lojtar si ai, sigurisht që dëshiron ta stërvitësh. Mund të ndodhin shumë gjëra.

Mund të ndodhë një ditë. Ai është një lojtar, të cilit i shkon shumë fanella e skuadrës franceze.

Në çdo rast, unë e admiroj atë që ai bën. Është bukur se si luan futboll dhe është një lojtar i fortë”, u përgjigj Zidan, i cili të dielën e kaluar lavdëroi Mbapenë, duke siguruar se “shpreson të fitojë një ditë ‘Topin e Artë’”.

Për momentin Zidan nuk drejton asnjë skuadër dhe ka refuzuar të marrë drejtimin e Paris SG-së, teksa shpreson postin e Deshampit në kombëtaren franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat