Ylli i Bayernit mbërrin në Paris për të kryer vizitat mjekësore

Futboll

Ylli i Bayernit mbërrin në Paris për të kryer vizitat mjekësore

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 14:53
Lucas Hernandez

Lucas Hernandez është lojtari më i ri i skuadrës së Paris Saint-Germain duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Sipas raportimeve të fundit nga shtypi europian, mbrojtësi ka mbërritur në kryeqytetin francez për të kryer vizitat mjekësore për të hedhur më pas edhe firmën në kontratë.

Bayern Munich që zotëronte edhe kartonin e 27-vjeçarit do të përfitojë rreth 50 milionë euro nga ky transferim.

Ultrasit e PSG para pak ditësh lajmëruan klubin se Hernandez nuk është i mirëpritur në skuadër për shkak se ka lindur në Marseille dhe për faktin se babai i tij ka luajtur me klubin e Marseille.

Megjithatë, drejtuesit e PSG dhe vetë lojtari e kanë anashkaluar këtë fakt dhe pritet që shumë shpejt akordi mes palëve të marrë formë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat