Hamilton: Verstapeni mund të fitojë më shumë tituj

Futboll

Hamilton: Verstapeni mund të fitojë më shumë tituj

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 12:51
Verstapeni

Maks Verstapen po thyen rekord pas rekordi dhe me dy tituj kampionë bote të fituara deri më tani në Formula 1, ai është i destinuar për të qenë një ikonë e këtij sporti.

Piloti holandez i “Red Bull”-it po dominon edhe këtë sezon, ku është nisur drejt titullit të tretë në karrierë.

Në prag të garës së Austrisë, ku garohet në shtëpinë e “Red Bull”-it, ka folur britaniku Luis Hamilton (Mercedes), që ka fituar 7 tituj kampionë bote.

Ai mendon se Verstapeni i ka të gjitha mundësitë që të jetë piloti me më shumë tituj kampionë në historinë e këtij sporti.

“Max po përjeton një karrierë të madhe.

Për më tepër që është i ri dhe ka shumë vite përpara vetes dhe kohë për të vijuar karrierën në Formula 1.

Ka një skuadër të madhe nga pas dhe piloton një makinë fituese. Ndaj, me shumë gjasa ai do t’i thyejë rekordet e mi dhe ato të Mihael Shumaherit”, tha mes tjerash Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat