Vllaznia barazon

Futboll

Vllaznia barazon

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 22:47
Pamje nga ndeshja

Vllaznia ka zhvilluar testin e dytë miqësor me rezultatin 1-1, ku u ndesh me skuadrën vëndase të Bosnjës, Posusje, e cila u rendit në vendin e 10-ë.

Goli i parë i takimit erdhi nga boshnjakët në minutën e 55’ me Jandrek.

Për shkodranët barazoi blerja më e re, Çeshmedijev me anë të një 11-metërshi në minutën e 72’.

Kështu trajneri Memelli provoi formacionin e tij që pritet ta përdorë dhe në sfidat europiane kundër Lindfild.

VLLAZNIA-HSK POSUSJE 1-1

Golat: Çeshmedjiev 72’ (11-m) / Jandrek 55’

Vllaznia (3-4-3): Qarri; Stojanoviç, Juriç, Çeshmedjiev; Smajli, Boshnjaku, Alivoda, Hakaj; Mala, Çoba, Balaj.

Trajner: Migen Memelli

HSK Posusje: Galiç, J.Besliç, Pavkoviç, Lishniç, Stapiç, Periç, Jenjiç, Jandrek, Cepo, Ivosh, Penava.

Trajner: Branko Karaçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat