Fatmir Namani: Gazeta “Bota sot” është e preferuara e sportistëve

Futboll

Fatmir Namani: Gazeta “Bota sot” është e preferuara e sportistëve

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 22:27
Fatmir Namani

Ish futbollisti i mirënjohur Fatmir Namani ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. 

Namani tha se “Bota sot” është gazetë që lexohet nga një numër i madh i lexuesve dhe është një motiv shtesë për sportistët.

“Edhe sot, në 28 vjetorin e themelimit, ‘Bota sot’ lexohet nga një audiencë e madhe, e sidomos nga sportistët, e cila është e preferuara për ta, e gjithë kjo falë përkushtimit dhe punës së palodhshme të gazetarit sportiv Kemajl Goca.

Urime 28 vjetori”, ka uruar Namani, ish futbollist i Prishtinës, i njohur si Kanixha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat