Tahir Ahmeti: “Bota sot” - dritare e informimit dhe frymëzuese për sportistët

Futboll

Tahir Ahmeti: “Bota sot” - dritare e informimit dhe frymëzuese për sportistët

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 13:42
Tahir Ahmeti

Ish futbollisti i mirënjohur, Tahir Ahmeti, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtares “Bota sot”, duke thënë se është dritare e fuqishme e informimit të drejtë e të saktë. 

Tahir Ahmeti: “Bota sot” - dritare e informimit dhe frymëzuese për sportistët

“’Bota sot’ - dritare e informimit dhe frymëzuese për sportistët.

Në kohët më të vështira, ekzistenciale, politike, sportive e shumë sferave tjera në Kosovë, ‘Bota sot’ si gazete, ishte dritare e informimit dhe frymëzuese për shumë profile te njerëzve në vend, të cilët punonin e vepronin për kauzën e lirisë së Kosovës.

Edhe sot, në 28 vjetorin e themelimit, ‘Bota sot’ lexohet nga një audiencë e madhe, e sidomos nga sportistët, e cila është e preferuara për ta, e gjithë kjo falë përkushtimit dhe punës së palodhshme të gazetarit sportiv Kemajl Goca.

Urime 28 vjetori, u bëfshi shekullor!”, ka uruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat