Ndahet nga jeta ish trajneri i futbollitt

Futboll

Ndahet nga jeta ish trajneri i futbollitt

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 13:05
Adnan Sulejmani

Pas një sëmundje disa vjeçare, sot nga kjo botë u nda një punëtor shumë i shquar sportiv në vendin tonë, Adnan Sulejmani, ndryshe në Maqedoninë e Veriut, i njohur si “Hafëzi”.

Tashmë i ndjeri gjatë punë së tij shumë vjeçare si pedagog futbolli, ka trajnuar dhe ka rritur shumë futbollistë, që tani janë pjesë e futbollit në vend, por edhe më gjërë.

Kujtojmë në duart e tij kanë kaluar emra të futbollistëve si Besir Iseni, Besir Demiri, Fatmir Arifi, Besart Krivanjeva, Husein Demiri, Bunjamin Shabani, Bujar Mustafa e Mevlan Adili.

Ky i fundit përmes profilit të tij në “facebook” përmes një shkrimi më të gjatë kishte falënderuar pafundësisht të ndjerin Adnan Sulejmanin, pasi i njëjti kishte kontribuar shumë në ndërtimin e karrierës së futbollistit aktual të Shkëndijës, i cili gjithashtu ka bërë edhe karrierë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat