Kondogbia transferohet nga Spanja te gjiganti francez

Futboll

Kondogbia transferohet nga Spanja te gjiganti francez

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 18:28
Kondogbia në veprim

Geofrej Kondogbia sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e Marsejës.

Gazetari, Fabrizio Romano, raporton se tashmë është arritur marrëveshja për transferimin e mesfushorit 30-vjeçar te skuadra franceze.

Kondogbia do të nënshkruaj kontratë tre vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2026, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Bisedimet tani do të zhvillohen mes Marsejës dhe Atletiko Madridit, marrëveshja e cila mund të arrihet për 4 milionë euro.

Dëshira e futbollistit është të bashkohet me skuadrën franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat