Nuk i beson më portierit spanjoll

Futboll

Nuk i beson më portierit spanjoll

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 16:28
Ten Hag e Andre Onana

Andre Onana është një ndër futbollistët e momentit në merkaton e kësaj vere.

Portieri titullar i Interit është i shumëkërkuar në Angli, por nëse gjithçka duket se të çon te Çelsi, i cili është favorit absolut për blerjen e kartonit të tij, pasi shiti Mendinë në Arabi, blutë e Londrës shohin që të shqetësohen papritur nga Mançester Junajtid.

“Djajtë e kuq” kanë nisur interesimin për gardianin afrikan, duke qenë se David de Gea, edhe pse në skadencë kontrate, pritet që të rinovojë, por jo më me 350 mijë paund në javë (pritet 200 mijë paund ulje rroge për të) dhe do të jetë portieri i dytë.

Trajneri Erik ten Hag nuk i beson më spanjollit dhe kërkon që të afrojë në skuadër Onanën, të cilin e hodhi në arenën ndërkombëtare në radhët e Ajaksit. Asnjë më shumë sesa Ten Hag nuk ia njeh cilësitë portierit të Interit, ndonëse problemi kryesor për momentin është shifra që pretendojnë zikaltrit.

Fakti që Çelsi ka bërë një ofertë prej 60 milionësh dhe milanezët shpresojnë të shkojnë edhe më përtej sesa kaq, duke parë se edhe Siti po monitoron situatën, Junajtidi nuk duket se është gati që të shkojë në të tilla shifra për momentin.

Gjithsesi, nëse Ten Hag arrin që të bindë personalisht Onanën që të refuzojë çdo ofertë tjetër dhe të transferohet në “Old Trafford”, pa dyshim që Interi mund të dorëzohet dhe të pranojë edhe një ofertë më të vogël sesa ajo që ka bërë aktualisht Çelsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat