Ky klub i madh e do Milot Rashicën

Futboll

Ky klub i madh e do Milot Rashicën

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 13:21
Milot Rashica

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është futur në ‘radarin’ e Fenerbahçes.

Sipas medieve turke, Fenerbahçe dëshiron të transferojë anësori kosovar të Galatasarayt, Milot Rashicën.

Rashica sezonin e fundit ishte pjesë e Galatës, në formë huazimi nga Norwich City.

Rashica dëshiron të qëndrojë tek Galata, skuadër më të cilën fitojë titullin e kampionit në Turqi, mirëpo, siç raportohet, Galatasaray po heziton t’i investojë 11 milionë euro për lojtarin.

Kartoni i lojtari është në pronësi të Norwich Cityt.

Fenerbahçe thuhet se po e monitoron situatën e Rashicës, të cilin do të provojë ta sjellë në skuadër gjatë kësaj verë.

Kujtojmë se 26-vjeçari gjatë sezonit në Superligë luajti 26 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri shtatë asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat