Shuma e majme që kërkojnë kampionët për yllin e mbrojtjes

Futboll

Shuma e majme që kërkojnë kampionët për yllin e mbrojtjes

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 11:52
Bayerni

Kur flasim për rekorde emri i Bajernit gjendet aty, por nëse i referohemi shifrave në merkato, bilanci i tyre përkon me Lukas Hernadezin.

Francezi, në verën e vitit 2019, “hipnotizoi” bordin e kampionëve gjermanë për të depozituar në arkat e Atletiko Madridit plotë 80 milionë euro, kuotë e cila nuk është arritur deri në këtë fazë.

Megjithatë, evoluimin e 28-vjeçrit në “Allianz Arena” ka hasur plot pengesa. Dëmtimet e shpeshta e kanë penguar për të prezantuar “arsenalin” e vërtetë. Megjithatë, se fundmi, Lukas ua ka bërë të qartë Hënesit dhe Hainerit se nuk dëshiron të vazhdojë “bashkëjetesën” me Bajernin.

“Bild” ka zbuluar shumën që kërkojnë drejtuesit nga Mynihu për të lënë të lirë Hernandezin, plot 50 milionë euro. PSG-ja është vënë në ndjekje të kampionit të botës me “gjelat” në “Rusi 2018”.

Në sezonin e shkuar, shifrat e tij demonstruan numra modestë, si në takime përfshirëse, ashtu edhe në shërbim te skuadra, 11 prezenca në të gjitha kompeticionet në 2022-2023-shin, e shoqëruar me 1 gol dhe të njëjtën kuotë asistesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat