Messi mbush 36 vjet

Futboll

Messi mbush 36 vjet

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 07:33
Messi

Lionel Messi është lindur më 24 qershor të vitit 1987. Ai është një futbollist argjentinas, i cili luan si sulmues në klubin amerikan, Inter Miami.

Që nga mosha 21-vjeçare, Messi ka qenë i nominuar për të fituar Topin e Artë dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit. Një vit më vonë, në vitin 2009, ai ka fituar çmimet e para të Topit të Artë si dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit. Ai ka vazhduar dominimin e tij, duke fituar edhe tre Topa të Artë në vitet 2010, 2011 dhe 2012.

Ai gjithashtu ka fituar në sezonin 2010–11 UEFA Lojtari më i mirë në Evropë. Në moshën 24-vjeçare, Messi është bërë golashënuesi më i mirë i historisë së Barcelonës në të gjitha kompeticionet.

Në moshën 25 vjeçare, Messi është bërë lojtari më i ri që ka shënuar 200 Gola në La Liga. Në Shtator 2014, Messi ka arritur shifrën e 400 Gola me klubet dhe kombëtaren që në moshën 27-vjeçare.

I njohur gjerësisht si lojtari më i mirë në botë, Messi është vlerësuar nga shumë komentues, trajnerë dhe lojtarët si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat