Tonali është shitja më e shtrenjtë në historinë e Milanit

Futboll

Tonali është shitja më e shtrenjtë në historinë e Milanit

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 16:18
Tonali

Tonali është shitja më e shtrenjtë në historinë e Milanit!

Më shumë se Shevchenko dhe Thiago Silva, edhe më shumë se Kaka, Sandro Tonali do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e Milanit.

Messfushori italian, i ndodhur në Rumani me kombëtaren U21, pranoi kalimin te klubi anglez i Newcastle dhe është gati të firmosë kontratën me ta për gjashtë sezonet e ardhshme me një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh në total.

Klubi anglez në pronësi të arabëve ishte i vendosur dhe menjëherë ofroi shifrën më të lartë të mundshme për kartonin e Tonalit, plot 80 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat