Duka me fjalë të mëdha për yjet kuqezi të Serie A

Futboll

Duka me fjalë të mëdha për yjet kuqezi të Serie A

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 14:11
Armand Duka

Armand Duka, presidenti i FSHF-së, në një intervistë për “L’Interista”, ka folur për disa nga yjet e kombëtares shqiptare që luajnë në Serie A.

Duka ndalon te Kristjan Asllani, i cili sipas tij, Inzaghi është duke bërë gabim duke mos aktivizuar dhe duke mos e lejuar që talenti nga Elbasani të shpërthejë me talentin e tij.

President, Asllani bëri një gol të madh, pas një sezoni ku ka luajtur pak. A mendoni se tek Interi mund të rritet dhe të bëhet titullar, apo do të ishte më mirë të largohet në formë huazimi?

Është një lojtar i afirmuar tashmë, është një talent me shumë personalitet dhe me mundësi të mëdha për t’u përmirësuar.

Këtë sezon është përmirësuar shumë në aspektin sportiv dhe karakter, duke punuar me lojtarë të mëdhenj si Mkhitaryan, Brozovic, Calhanoglu dhe Barella, edhe pse nuk ka pasur shumë hapësira. Të jem i sinqertë, nuk i kuptoj kriteret që trajneri Simone Inzaghi përdor për futbollistin shqiptar.

Nuk e ka vlerësuar mjaftueshëm?

Mbase nuk e pëlqen mjaftueshëm, flas sportivisht, por lojtari meriton më shumë. Më duket e çuditshme që një lojtar si Asllani, me ato karakteristika që ka, të mbyll një sezon me kaq pak minuta. Mendoj se Asllani meriton më shumë hapësira se sa ka pasur këtë vit.

Sigurisht, për ne, është e rëndësishme që Asllani të luajë sa më shumë të jetë e mundur, më pas largohet apo qëndron ky është një vendim që i takon shoqërisë dhe lojtarit”.

Nëse Interi do të shesë Brozovic, mendoni se duhet të mbështet më shumë tek ai, a mundet të arrijë në nivelin e kroatit?

Për momentin nuk mund të them se Asllani është më i mirë se Brozovic, por jam i bindur se ai është zëvendësuesi ideal, në disa ndeshje mund të jetë edhe më i mirë se kroati.

Bajrami dhe Gjimshiti janë faktorë te Sassuolo dhe Atalanta. A i sheh mirë në këto dy top klube?

Janë të dy lojtarë që i kanë treguar vlerat e tyre në sezonet e fundit në klubet respektive, ata mund të luajnë lehtësisht edhe në klube të tjera më të mëdha. Nedim Bajrami ka shumë talent, në dy ndeshjet e fundit me Kombëtaren ka shënuar dy gola dhe ka bërë paraqitje të mira. Vlerat e tij janë të padiskutueshme, e shoh shumë mirë edhe në klube të tjera të mëdha. Atij i duhet shumë pak për të bërë një hap më madh përpara.

Gjimshiti?

Edhe Gjimshiti ka treguar një formë optimale në sezonet e fundit me Atalantan, ndërsa te përfaqësuesja shqiptare është një pikë thelbësore në mbrojtje. Për mendimin tim, të dy janë gati të luajnë në nivele edhe më të larta”.

Kumbulla nuk ka pasur fat, për shkak të dëmtimeve. Do të doje t’i thuaje diçka?

Më vjen shumë keq për dëmtimin, i kam uruar një rikuperim të shpejtë. Mungesa e tij ndihet edhe në përfaqësuesen shqiptare. Kumbulla është i ri, kam besim se do të rikthehet më shpejt se sa herën e shkuar. Lojtari është i bindur se mund të konkurrojë për një vend titullari te Roma. Duke njohur ambicien e tij, jam i bindur që ai mund ta realizojë një objektiv të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat