Dorëzohet PSG

Futboll

Dorëzohet PSG

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 14:05
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe duket më afër se kurrë me Realin e Madridit, me median e njohur spanjolle, “El Chiringuito TV” që ka nxjerrë detaje të reja rreth këtij transferimi.

Ishte pikërisht kjo media që konfirmoi se Mbape do të prezantohet te Reali në korrik dhe duket se tashmë ka bërë me dije se PSG-ja ka pranuar që ylli francez të largohet.

Gjithsesi negociatat mes palëve vazhdojnë për shumën që “galaktikët” duhet t’i paguajnë parizienëve.

Reali i ka ofruar 120 milionë euro Parisit, por kjo e fundit kërkon 200, me negociatat mes klubeve që vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat