Manchester Utd gati 40 milionë euro

Futboll

Manchester Utd gati 40 milionë euro

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 13:03
Andre Onana

Manchester Utd gati 40 milionë euro!

Pas performancave fantastike të zhvilluar për “zikaltërit” e Inter, sezonin që sapo lam pas, “gardiani” kamerunas i portës, Andre Onana është vënë në “lupën” e shumë ekipeve “big” të Evropës, ku ndër to nuk kishte si të mungonin dhe “gjigandët” e Premier League.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane,

“La Gazzetta dello Sport”, tashmë në garë për Onana kanë hyrë dhe “djajtë e kuq” të Manchester United, me teknikun Erik ten Hag, që ka punuar më parë me “shtatlartin” kamerunas në kohën kur ishte trajner i Ajax.

Në bazë të asaj çka thonë mediat italiane, bordi i United është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro, teksa shpresojnë që Presidenti “zikaltër”, Steven Zhang, të zbresë disi vlerën, teksa më herët është raportuar se “numri 1” i Inter nuk pranon më pak se 50 milionë euro për “gardianin” e portës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat